Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e ka porositur Adelina Graincën të ketë kujdes pas aderimit të saj në Lëvizjen Vetëvendosjes.
Hoxha i ka thënë Graincës se meqë zgjodhin liftin e VV-së, betonizoje mirë se shkon me rënie të lirë.
“Adelinë, moj Adelinë. Për t'u zhvilluar duhesh me i kalu shkallët. E duke i ngjitur ato me besim, përkushtim e durim takon rrugës plot miq, përkrahës e dashamirë. Por, meqë zgjodhe liftin e VV-së, betonizoje mirë se me bo m'u prishë, shkon me ramje t'lirë”, ka shkruar Hoxha në Facebook.
Përveç Hoxhës, nga PDK-ja kishte reaguar edhe Betim Gjoshi, që i kërkoi Graincës ta dorëzonte mandatin e deputetes.
Grainca u prezantua të dielën si aderim i ri i Lëvizjes Vetëvendosje nga i pari kësaj partie, Albin Kurti.