Arbëri

Presidenti e kryeministri shkelin Ligjin për AKI-në

Presidenti e kryeministri shkelin Ligjin për AKI-në
Kreshnik Gashi, ishte drejtor i AKI-së deri më 17 dhjetor të vitit të shkuar, kur u shkarkua pas skandalit me kasafortën e Presidencës, në të cilën u tentua të merreshin jashtëligjshëm dokumente të klasifikuara. Prej atëherë kanë shkuar më shumë se tre muaj dhe kryespiuni i ri nuk është emëruar

Prej tre muajsh presidenti dhe kryeministri janë duke shpërfillur detyrimet që burojnë nga Ligji për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Kreshnik Gashi ishte drejtor i AKI-së deri më 17 dhjetor të vitit të shkuar, kur u shkarkua pas skandalit me kasafortën e Presidencës, në të cilën u tentua të merreshin jashtëligjshëm dokumente të klasifikuara.

 

Janë bërë më shumë se tre muaj prej kur është shkarkuar Kreshnik Gashi nga pozita e drejtorit të AKI-së. Presidenti dhe kryeministri ende nuk e kanë emëruar drejtorin e ri, pavarësisht faktit që neni 5 i Ligjit për AKI-në kërkon që kjo të bëhet brenda 20 ditësh pune nga dita kur pozita mbetet e lirë

Prej tre muajsh presidenti dhe kryeministri janë duke shpërfillur detyrimet që burojnë nga Ligji për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Kreshnik Gashi ishte drejtor i AKI-së deri më 17 dhjetor të vitit të shkuar, kur u shkarkua pas skandalit me kasafortën e Presidencës, në të cilën u tentua të merreshin jashtëligjshëm dokumente të klasifikuara.

Prej atëherë kanë shkuar më shumë se tre muaj dhe kryespiuni i ri nuk është emëruar. Është vepruar kësisoj, pavarësisht faktit se neni 5 i Ligjit për AKI-në kërkon që shefi i shtetit dhe ai i Qeverisë ta emërojnë së bashku drejtorin brenda 20 ditësh pune, nga dita kur pozita mbetet e lirë.