Arbëri

Qeveria lejon dasmat me 10 veta, të pamet jo

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur që të lejojë dasmat, seminaret, trajnimet, mbledhjet, ahengjet familjare e homazhet, por me vetëm 10 pjesëmarrës, ndërkohë nuk ka lejuar mbajtjen e të pames.

Përjashtimi bëjnë mbledhjet e Kuvendit të Kosovës, mbledhjet e Qeverisë dhe mbledhjet me interes të veçantë publik.

Vendimi, sidomos në pikën ku ka përfshirë dasmat me 10 veta, është bërë viral. Janë bërë shumë trallje e foto-montazha.

Ish-zv.kryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri, e ka quajtur tallje dhe eksperiment.

“Mbyllja e sotme është hapje dhe qarkullim e mundësi biznesi më shumë për Shkup, bregdetin shqiptar dhe atë malazez. Kurse, dasma për 10 persona është hajgarja më e madhe që i bëhet gastronomisë! Eksperimenti ka nisur!”, ka shkruar Tahiri në Facebook.