Arbëri

Afro 14 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Numri i rasteve aktive në Kosovë me COVID-19 është 13.902.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 4.033 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 793 raste.

Brenda 24 orëve janë raportuar 10 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (87, 76 vjeç), Mitrovicë 2 raste (81, 61 vjeç), Pejë 2 raste (84, 73 vjeç), Deçan 1 rast (76 vjeç), Kamenicë 1 rast (73 vjeç), Lipjan 1 rast (84 vjeç) dhe Podujevë 1 rast (82 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 92.198 raste nga 434.893 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.894 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 755 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 76.402 raste.