Arbëri

Dugolli tërhiqet nga posti i zëvendësministrit për t’u bërë deputet

Enver Dugolli ka dhënë dorëheqje nga detyra e zëvendësministrit të Mbrojtjes, pasi ka vendosur të ushtrojë detyrën e deputetit, pas ndryshimit të listës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Fillimisht Dugolli s’kishte arritur të siguronte ulëse në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Pasi lista prej 58 kandidatëve të VV-së ndryshoi me disa emra që shkuan për poste qeveritare, duke u bazuar në kriterin gjinor, Dugollit iu pamundësua që të bëhej deputet. Megjithatë, me një aktgjykim të ri të Gjykatës Kushtetuese, me të cilin u vendos se ky kriter s’duhet të vlejë nëse një parti tashmë ka mbi 30 për qind deputete në listë, Dugolli u konfirmua deputet i ri në Kuvend.

Dugolli pritet të betohet si deputet i ri të premten, më 2 prill.