Arbëri

Seanca për presidentin të premten, PDK-ja dhe AAK-ja kundër Osmanit

Seanca për presidentin të premten, PDK-ja dhe AAK-ja kundër Osmanit

Votimi për kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, pritet të bëhet të premten. Siç ka mësuar KOHA nga burimet e saj, Lëvizja Vetëvendosje, pas seancës ku do të betohen deputetët e rinj, do t’i mbledhë nënshkrimet e nevojshme për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme.

 

Fundi i javës pritet ta gjejë vendin me president të ri. Sipas burimeve të KOHËS, seanca për zgjedhjen e kreut të shtetit do të mbahet të premten, pasi të përmbyllet çështja e funksionalizimit të komisioneve parlamentare. E, për zgjedhjen e presidentit, sipas njohësve të Kushtetutës, LVV-ja ka kohë deri më 5 prill. Kjo meqë ky proces duhet të përmbyllet një muaj para se t’i përfundojë mandati presidentit, përkatësisht ushtruesit të detyrës

Votimi për kandidaten për presidente, Vjosa Osmani, pritet të bëhet të premten. Siç ka mësuar KOHA nga burimet e saj, Lëvizja Vetëvendosje, pas seancës ku do të betohen deputetët e rinj, do t’i mbledhë nënshkrimet e nevojshme për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme.

Osmani dhe partia e cila e ka kandiduar për këtë pozitë, sipas njohësve të Kushtetutës, kanë kohë deri të hënën më 5 prill që t’i nisin procedurat për zgjedhjen e kreut të shtetit. Kjo meqë afati prej një muaji për zgjedhjen e kreut të shtetit, para përfundimit të mandatit të presidentit aktual, vlen edhe për ushtruesin e detyrës.