Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kontingjenti i parë i vaksinave anti-COVID, sado i vogël, ka sjellë shpresë në Kosovë.
Kurti e ka thënë këtë gjatë takimit me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovës, Carin Lobbezoo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ambasadorja Lobbezoo e uroi kryeministrin Kurti për përqindjen e lartë të fitores në zgjedhje dhe për marrjen e detyrës. Ajo e përgëzoi edhe për shembullin inkurajues që u ka dhënë qytetarëve me marrjen e vaksinës kundër Covid-19. Kryeministri Kurti tha se sado që në sasi të vogël kontingjenti i parë i vaksinave ka sjellë shpresë në Kosovë”, thuhet nga Kryeministria. “Kryeministri Kurti dhe ambasadorja Lobbezoo biseduan edhe për gjendjen e agrokulturës në Kosovë dhe që të dy u pajtuan se duhet një qasje e re ndaj prodhimit vendor dhe stimulimit të prodhuesve. Kryeministri Kurti tha se duhet bashkëpunim më i ngushtë i institucioneve të larta arsimore me fermerët në mënyrë që të rritet produktiviteti”.
Ambasadorja Lobbezoo e njoftoi Kurtin projektet që Qeveria e Holandës është duke i implementuar në Kosovë në fushën e blegtorisë dhe prodhimit të qumështit.
Të dielën ka ardhur kontingjenti i parë prej 24 mijë vaksinave të AstraZenecas nëpërmjet mekanizmit COVAX.