Në oborrin e Rektoratit të UP-së, kanë protestuar dhjetëra studentë të pranuar për studime të doktoratës, të cilët po kundërshtojnë vendimin e Senatit për t’iu nënshtruar edhe një herë testimit pranues, raporton Ekonomia Online. Të hënën kanë protestuar të pranuarit për studime të doktoratës nga Fakulteti Ekonomik dhe atë të Mjekësisë.
Erolind Dermaku kandidatë në Fakultetin e Mjekësisë ka thënë se nuk ka arsye për ritestim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“AKK-ja ka vërtetuar se nuk ka konflikt interesi mes kandidatëve të pranuar dhe komisionit vlerësues” ka thënë ai.
Kurse avokati mbrojtës i studentëve të Ekonomikut, Egzon Lajçi ka thënë se një nga institucionet që i janë drejtuar për këtë çështje pra AKK-ja ka kthyer përgjigje në favor të tyre që mohon të këtë pasur konflikt interesi në këtë proces. E Agnesa Ibrahimi studente e këtij fakulteti ka thënë se presin përgjigje edhe nga Avokati i Popullit dhe pastaj kërkojnë që kjo çështje të mbyllet brenda javës në mënyrë që ata të mos humbin më ligjëratat./EO