Edhe pse është vendi nga ku bëhet vazhdimisht thirrje për respektimin e masave në luftimin e pandemisë, të martën pikërisht në Ministrinë e Shëndetësisë specializantë të shumtë kanë shkelur masën e distancës.
Dhjetëra specializantë shihet se kanë qëndruar në MSH pa asnjë distancë, bazuar në fotografitë që ka siguruar KOHA.
Mijëra specializantë janë pranuar në vitin e fundit në Kosovë që kur Ministria e Shëndetësisë hapi konkursin për të pranuar rreth 1500.
Shkelja e masave anti-COVID vjen në kohën kur në Kosovë po regjistrohen shifra rekorde me raste të reja dhe vdekje për vitin 2021. Vetëm të hënën janë regjistruar 16 vdekje e 827 raste të reja. Aktualisht në vend janë 12 mijë e 635 raste aktive me COVID-19.