Arbëri

Vulin: Serbia do të punojë kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Descriptive Text

Ministri i Jashtëm i Srebisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se Serbia do të punojë në mënyrë aktive për të parandaluar anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Vulin këto fjalë i ka thënë gjatë takimit me ambasadorin e Japonisë në Beograd, Takahiko Katsumata, raporton Kosovo Online.

Vulin gjatë takimit thuhet se i ka treguar ambasadorit për argumentet pse Serbia është kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Dhe ka thënë se në rast se sërish Kosova aplikon për anëtarësim në Interpol, atëherë do të punojë në mënyrë aktive për ta ndaluar këtë.