Dhjetëra autobusë kanë dalë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës në shenjë proteste për shkak të mossubvencionimit nga qeveria.
Të mërkurën ka filluar greva e protesta e Shoqatës së Transportit Rrugor të Udhëtarëve, të cilët patën vendosur të ndalin qarkullimin e autobusëve ndër-urban në tërë Kosovën. Edhe pas dy ditësh, asnjë autobus nuk ka lëvizur nga qytetet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, autobusët e shumtë kanë bllokuar Prishtinën me ardhën e gjatë që kanë krijuar.
Kryetari i shoqatës, Ruzhdi Kurtishaj, pati thënë se të premten operatorët e transportit do të defilojnë me autobusë në Prishtinë për të shprehur pakënaqësinë për mosrealizimin e marrëveshjes nga Qeveria dhe se kjo e fundit nuk i ka ndihmuar gjatë pandemisë me mjete shtesë.