Bisedimet për përbërjen e Qeverisë po vazhdojnë. Sipas burimeve të KOHËS deri tash janë dakorduar për disa pozita.
Pozitat për të cilat është arritur pajtimi deri më tash janë këto:
Albin Kurti – Kryeministër
Besnik Bislimi – Zëvendëskryeministër
Donika Gërvalla – ministre e Punëve të Jashtme
Xhelal Sveçla – ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës
Albulena Haxhiu – ministre e Drejtësisë
Rozeta Hajdari – ministre e Tregtisë dhe Industrisë
Arbërie Nagavci – ministre e Arsimit e Shkencës
Hajrullah Çeku – ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Faton Peci – ministër i Bujqësisë
Liburn Aliu – ministër i Ekonomisë dhe Ambientit
Ndërsa raportohet se ministri do të udhëhiqen edhe nga minoritetet. Dy nga minoriteti serb dhe një nga joserb.
KOHA mëson se kanë mbetur edhe disa dikastere të vendosen.
Seanca konstituive e Legjislaturës së re do të mbahet më 22 mars, ndërsa pas saj pritet votimi i Qeverisë së re.