Arbëri

Arbërie Nagavci pritet ta drejtojë Ministrinë e Arsimit

Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka vendosur për emrat e disa ministrave që pritet të jenë në Qeverinë “Kurti 2”.

“Koha”, ka mësuar nga burimet e saj se Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) pritet të drejtohet nga Arbërie Nagavci.

Në legjislaturën e fundit, Nagavci ka qenë nënkryetare e Kuvendit derisa për disa vite më radhë ishte pjesë e Komisionit parlamentar për arsim. Në vitin 2014 ajo ishte emëruar drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës.

Burime të “Kohës”, kanë bërë të ditur se disa nga emrat që janë diskutuar në Vetëvendosje për ministra të MASH-it kanë qenë edhe Armend Muja e Fitim Uka.