Arbëri

Shkarkohet sekretari i Presidencës, shkaku i skandalit me kasafortën

Shkarkohet sekretari i Presidencës, shkaku i skandalit me kasafortën
Tentimi për ta hapur pa autorizim kasafortën me dokumente sekrete që ndodhet në Presidencë, sekretarit të përgjithshëm të këtij institucioni, Driton Gashi, i ka kushtuar me humbje të vendit të punës

Tentimi për ta hapur pa autorizim kasafortën me dokumente sekrete që ndodhet në Presidencë, sekretarit të përgjithshëm të këtij institucioni, Driton Gashi, i ka kushtuar me humbje të vendit të punës. Fillimisht, atë e kishte pezulluar nga funksioni presidentja në detyrë, Vjosa Osmani.

 

Skandali me kasafortën e Presidencës e ka lënë pa punë sekretarin e këtij institucioni, Driton Gashi. Presidenca ka konfirmuar se një komision i formuar nga Vjosa Osmani, ka vendosur për përjashtimin e tij nga shërbimi civil. Paralelisht me këtë proces, kundër Gashit janë duke u zhvilluar edhe hetime për përgjegjësi penale

Tentimi për ta hapur pa autorizim kasafortën me dokumente sekrete që ndodhet në Presidencë, sekretarit të përgjithshëm të këtij institucioni, Driton Gashi, i ka kushtuar me humbje të vendit të punës. Fillimisht, atë e kishte pezulluar nga funksioni presidentja në detyrë, Vjosa Osmani.

Faton Peci, shef i stafit të presidentes në detyrë, ka konfirmuar se një komision i formuar nga Osmani ka vendosur tashmë për përjashtimin e Gashit.