Avokati Arianit Koci ka reaguar ndaj një ngjarjeje që ka ndodhur sot në kryeqytet, ku ndaj një vajze Policia ka përdorur spërkatës në sy.
Kjo pasi siç thotë ai, qytetarja nuk i kishte vendosur maskë qenit të saj.
Koci ka shkruar se për shkak të sprejit, asaj i është paraqitur astma akute dhe ka probleme me frymëmarrje.
“Emina Haxhiu ka qenë sot duke e shëtitur qenin e vet 8 muajsh - qen i butë i cili ende nuk din me lehë. Polici i është afruar Eminës në mënyrë agresive, dhe ka kërkuar që qenit t’i vendoset maska. Znj.Haxhiu ka tentuar t’ia shpjegojë policit që qenin është ende këlysh - është i lidhur dhe se ende nuk din as me lehë. Papritmas, sipas Eminës, edhe pse kanë qenë fillimisht 4 polic, njëri e nxjerrë sprejin dhe e spërkatë në sy. Në ndërkohë, vijnë edhe dy polic të tjerë. Duhet theksuar që polici me sprej dhe një police e kanë pasur sjelljen jashtëzakonisht të keqe - sipas të dëmtuarës”, ka shkruar ajo.
Koci ka ftuar Inspektoratin e Policisë që menjëherë t’i merr xhirimet e kamerave të lokaleve përreth dhe të veprojë sipas dispozitave ligjore.
Me çfarë lehtësie e përdorë një polic sprejin ndaj një vajze të re - është pabesueshme. Emina Haxhiu ka qenë sot duke e...
Posted by Arianit Koci on Sunday, March 14, 2021