Arbëri

Mustafa për ftesën e VV-së për takim: LDK-ja ka qenë gjithnjë e hapur për biseda

Foto: KOHA
 

Kryetari në dorëheqje i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka deklaruar se LDK-ja ka qenë e hapur gjithnjë për biseda dhe dialog. Duke komentuar ftesën e Lëvizjes Vetëvendosje për takim, Mustafa ka thënë se nuk mund të flasë se kur LDK-ja është e gatshme të takohet me zyrtarët e VV-së për shkak të zgjedhjes së kryetarit të ri.

Ai ka deklaruar se LDK-ja nuk është parti e barrikaduar dhe nuk i kanë gjuajtur të tjerët me molotov apo gaz.