1 perditesime
Arbëri

Haradinaj kërkon rinumërimin e votave dhe dënimin e atyre që keqpërdorën ato

Haradinaj kërkon rinumërimin e votave dhe dënimin e atyre që keqpërdorën ato
12:17

Haradinaj kërkon rinumërimin e votave dhe dënimin e atyre që keqpërdorën ato

Pas mbledhjes së Kryesisë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërkuar që të gjithë ata që kanë keqpërdorur vota të përfundojnë në burg.

Për këtë arsye, Haradinaj ka thënë se kërkojnë rinumërimin e plotë të votave.

Ai ka thënë se nuk e kontestojnë rezultatin e zgjedhjeve porse nuk sheh arsye që dikush të dalë kundër rinumërimit.

“Ndërtimi i institucioneve duhet të bëhet sa më shpejtë, pra ne nuk kontestojmë rezultatin zgjedhor, përqindjen tonë apo të VV-së, LDK-së, PDK-së apo partive të tjera dhe nuk shoh arsye që dikush me dalë kundër rinumërimit përpos nëse keqpërdorime për të cilat nuk dinë opinioni”, ka thënë ai.

09:30

AAK-ja mblidhet pas zhvillimeve të fundit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të mbajë sot mbledhje të Kryesisë sot në orën 11:00. Kjo vjen pas skandalit me manipulim votash dhe pas rinumërimit të disa kutive të kësaj partie. 

Ditë më herët në media është publikuar një video e cila tregon se ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj dyshohet se ka blerë vota, për t’iu mundësuar edhe një mandat në Kuvend. Derisa ende nuk është vërtetuar nëse përmbajtja e kësaj videoje është e sigurt, Prokuroria ka ndaluar dy persona.

Vetë Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga posti i ministres në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe nga të gjitha funksionet në AAK.

Ankesa për dallavere me vota ka pasur edhe nga kandidatë të tjerë të kësaj partie.

AAK-ja ka dalë e katërta në zgjedhjet e 14 shkurtit.