Arbëri

Kurti: Dialogu me Serbinë duhet të përgatitet mirë

Kurti: Dialogu me Serbinë duhet të përgatitet mirë
 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka pritur sot në një takim përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Sannes Bjornstad, dhe ambasadorin norvegjez në Prishtinë Jens Erik Grondahl.

Kurti ka thënë se është duke u përkushtuar që qeveria e re të konsolidohet pa ndonjë vonesë dhe se detyra e parë dhe urgjente e saj do të jetë sigurimi i vaksinës kundër COVID-19.