Arbëri

Në Serbi dyshojnë në atë që thotë Vuçiqi se çdo vit ndahen 600 mln € për serbët në Kosovë

Në Serbi dyshojnë në atë që thotë Vuçiqi se çdo vit ndahen 600 mln € për serbët në Kosovë
 

Nënkryetarja e Partisë Popullore në Serbi dhe ish-kryetarja e Qendrës Koordinuese për Kosovën ë Qeverinë e Serbisë, Sandra Rashkoviq – Iviq, dyshon në atë që ka thënë të shtunën mbrëma presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se për serbët në Kosovë, çdo vit ndahen 600 milionë euro.

Rashkoviq-Iviq thotë se kjo shifër është tejet e madhe se se po të ishte kështu, serbët në Kosovë, sipas saj, do të kishin standardin më të lartë në Evropë.