Nis rinumërimi i votave të AAK-së

Nis rinumërimi i votave të AAK-së
Tashmë edhe zyrtarisht ka nisur rinumërimi i votave të AAK-së.
Ky proces ishte planifikuar të fillonte nga ora 16:30, derisa vendimi për rinumërim është vendosur në mbledhjen e KQZ-së të mbajtur sot.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë se fillimisht do të bëhet rinumërimi i votave me kusht dhe atyre me postë për kandidatët e AAK-së.
Ai ka thënë se pas rinumërimit të votave të AAK-së do të vazhdohet me procedimin e vendvotimeve të tjera për të cilat ka vendosur PZAP-ja.
“Me qëllim të zbatimit të vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po fillon punën këtu në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Gjithashtu, KQZ do të rinumërojë edhe 7 vendvotime gjatë numërimit të të cilat ka qenë i angazhuar personi që përmendet në videon e transmetuar nga mediat. Pas përfundimit të kësaj faze të rinumërimit, do të vazhdojmë me procedimin e vendvotimeve të tjera për të cilat ka vendosur Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Një listë me numrin e saktë të vendvotimeve do ta kemi në ndërkohë, pasi jemi duke para të gjitha vendimet e PZAP-it dhe janë me dhjetëra sosh”, ka thënë ai.
Gjithçka gati për rinumërimin e votave të AAK-së
Qendra për Numërim të Rezultateve do të fillojë rinumërimin e vota të AAK-së nga ora 16:30.
Tashmë gjithçka është gati për të filluar me procesin, derisa të pranishëm janë edhe hetues nga organet e hetuesisë.
KQZ-ja në një mbledhje të mbajtur sot ka rekomanduar që të rinumërohen shtatë kuti votimi dhe kjo do të bëhet në prani të hetuesve.
Nga QNR-ja është njoftuar se 40 vëzhgues për një subjekt politik kanë të drejtë të vëzhgojnë.
Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka ka thënë se e kanë obligim që t’i implementojnë të gjitha vendimet e PZAP-së. Kështu sipas saj, KQZ-ja ka marrë vendim që të rinumërohen të gjitha vendvotimet të cilat janë aprovuar për rinumërim nga ana e PZAP-së.
“Që ta sqarojmë edhe për publikun, janë këto vendvotime për të cilat ne tani do të vendosim sipas vendimeve të PZAP-së që të rinumërohen ato vota që janë adresuar sipas ankesave të kandidatëve të caktuar. Po ashtu vendimi për rinumërimin e votave të kandidatëve të subjektit AAK, për votat të cilat kanë ardhur me postë dhe me kusht, janë vendim i PZAP-së dhe kanë të bëjnë me këtë rastin i cili tashmë është duke u përfolur për media”, tha Daka.
KQZ-ja: Rinumërimi i votave të AAK-së të bëhet në prani të hetuesve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhje për të diskutuar vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat e subjekteve dhe kandidatëve në zgjedhjet parlamentare.
KQZ-ja ka diskutuar edhe për rinumërimin e votave me kusht dhe të diasporës të kandidatëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Komisioni ka rekomanduar që të rinumërohen shtatë kuti votimi ku ishte prezent personi i përfolur në media për manipulim të votave. Kjo thuhet të bëhet në prani të hetuesve.
“Rinumërimi do të bëhet në prani të hetuesve. Votat e AAK-së nga mërgata dhe me kusht të rinumërohen, sipas vendimit të PZAP-së”, është thënë nga KQZ-ja.
Në anën tjetër, nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është bërë e ditur se rinumërimi do të fillojë të hënën në orën 16:30.
Nga QNR-ja është njoftuar se 40 vëzhgues për një subjekt politik kanë të drejtë të vëzhgojnë.
PZAP ka marrë vendim për rinumërim të këtyre votave, pas apelit të bërë nga kandidatja e AAK-së Florentina Gjergjaj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Çmimet e disa artikujve janë rritur deri në 10 për qind

Pezullohet procedura për zgjedhjen e Sekretarit të MPJD-së, nuk tregohen arsyet

Mësimdhënësit e Kosovës nuk i mbajtën maskat gjatë trajnimit në Durrës

PLE-ja kërkon mandatin e Romani Iniciativas përmes Kushtetueses

Deri në qershor, Kosova do të sigurojë mbi 100 mijë vaksina Pfizer/BioNTech

Katër të vdekur e 125 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Selimi: Programi i Haradinajt për Prishtinën “shpi për shpi, mahall për mahall”

Sllovenia zotohet se do ta mbështesë Kosovën në integrimin e saj euroatlantik

Osmani: Sigurimi i vaksinave, prioritet mbi prioritetet për ne

Tetë të vdekur dhe 345 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
