Arbëri

Gastronomët anulojnë marshin protestues të paralajmëruar për sot

Gastronomët anulojnë marshin protestues të paralajmëruar për sot
 

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës kanë njoftuar se kanë anuluar marshin protestues të paralajmëruar për ditën e sotme.

Përmes një njoftimi në Facebook, Shoqata e Gastronomëve bëri të ditur se deri te anulimi i marshit protestues ka ardhur për shkak të mos ashpërsimit të masave aktuale.