Arbëri

Mot i ndryshueshëm në Kosovë gjatë kësaj jave, parashihet shi e borë

Në javën e dytë të muajit mars do të mbajë kryesisht mot i ndryshueshëm në Kosovë.

Parashihen reshje shiu dhe bore, në viset e ulëta e mesatare, ndërsa në viset e larta parashihet borë.

Reshje shiu e bore parashihen të martën, mërkurën dhe në fundjavë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 6 deri 12 gradë Celsius, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe jugperëndimi.