2 perditesime
13:39

Bislimi për dyshimet për manipulime me vota: Po fundoset demokracia jonë e brishtë

Faton Bislimi i LDK-së i ka bërë thirrje PZAP-së që të dërgojë në rinumërim komplet votat me kusht dhe të diasporës, e po ashtu edhe secilën tjetër kuti votimi ku ka dyshim për manipulim.

Ai ka thënë se nëse nuk bëhet kjo, atëherë demokracia edhe ashtu fragjile në Kosovë po fundoset.

Bislimi ka qenë kandidat për deputet nga radhët e LDK-së. Shumë kandidatë kanë reaguar për dyshime për manipulim me vota.

“Më 4 mars, unë kam fol për inxhinjering elektoral, dhe kjo u faktua dje me skandalin e blerjes së votave në QNR për kandidaten e AAK-së. Ky skandal komprometon skajsmërisht procesin zgjedhor. Ky model i vjedhjes së vullnetit të sovranit ka prek edhe shumë kandidatë tjerë. Të paktën që do të duhej PZAP të bënte sot është të dërgonte në rinumërim komplet votat me kusht dhe ato të diasporës (të cilat ekskluzivisht janë numëruar në QNR) dhe secilën kuti tjetër ku ka një fije dyshimi për manipulim. Përndryshe, demokracia jonë fragjile po fundoset. Burgu është pak në krahasim me fundosjen e demokracisë”, ka shkruar Bislimi në Facebook.

12:58

Bajrami: KQZ-ja duhet të rinumërojë secilën kuti, drejtpërdrejt në televizionet nacionale

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se KQZ-ja duhet të marrë vendim për rinumërim të secilës kuti të votimit nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Bajrami ka thënë se kjo duhet të bëhet nën vëzhgimin e kamerave dhe në transmetim live në televizionet nacionale.

“KQZ-ja të marrë vendim për rinumrim të secilës kuti nën vëzhgim të kamerave, në transmetim live në televizionet nacionale. Nëse nuk bëhet për kandidatët, duhet të bëhet për qytetarët”, ka thënë Bajrami.

Ky reagim i Bajramit ka ardhur pas deklarimit të kandidates së LDK-së për deputete Lirije Kajtazi se janë manipuluar edhe votat e saj në këto zgjedhje.

 

11:56

Edhe kandidatja e LDK-së për deputete akuzon për manipulim votash

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Lirije Kajtazi ka reaguar në lidhje me lajmet që po qarkullojnë mbi dyshimet për manipulim të votave në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Kajtazi përmes një statusi në facebook ka thënë se me të njëjtin model është përmbysur edhe rezultati i saj, në minutën e fundit.

“Me këtë model u përmbys edhe rezultati im ne minutat e fundit në Qendrën për fabrikimin e rezultateve (QNR)”, ka shkruar Kajtazi.

Ajo ka thënë se po vazhdon betejën për angazhim të përjetshëm në luftën për drejtësi dhe demokraci.

“Të nderuar qytetarë, unë po vazhdoj betejën time, jo për një mandat në Kuvend, por angazhimin tim të përjetshëm në luftën për DREJTËSI dhe DEMOKRACI”, ka shkruar Kajtazi.

Gjatë ditës së djeshme në media ka rrjedhur një audio dhe video incizim i mbuluar, ku tre persona dyshohet se diskutojnë në lidhje me falsifikimin e votave të kandidatëve subjekteve politike në Qendrën e Numërimit të Votave.

Image