Arbëri

Mot me diell por i ftohtë sot në Kosovë

Mot me diell por i ftohtë sot në Kosovë
 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se dita e diele do të shoqërohet me mot kryesisht me diell por i ftohtë.

Sipas institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.