Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Postës së Kosovës ka përzgjedhur në pozitën e kryeshefit ekzekutiv Xhevdet Smakiqin.
“Bordi ka udhëhequr një proces transparent, të drejt për të gjithë kandidatët që kanë aplikuar, ndërsa ka përzgjedhur kandidatin më të përshtatshëm profesionalisht, Xhevdet Smakiqi, i cili ka mbi 15 vite përvojë menaxhuese në Postën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Postës.
Sipas njoftimit, Bordi i Drejtorëve e sheh përzgjedhjen e kryeshefit ekzekutiv të domosdoshëm dhe imediate që të përballojë sfidat e kësaj periudhe.
“Ky vendim do të ndikoj në përmirësimin e vendimmarrjes, e cila ka qenë qe një vit në pothuajse me ushtrues detyre si pozitë kyçe e ndërmarrjes”, thuhet në njoftim.