Arbëri

Për herë të parë ekspozohen artikuj nga ngjarjet në familjen Jashari

Për herë të parë ekspozohen artikuj nga ngjarjet në familjen Jashari
 

(Kosova Press) - Në 23 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, sot në Bibliotekën Kombëtare është hapur ekspozita “Kujtesa e Kosovës - Adem Jashari - rrëfime për të bëmat dhe heroizmin”.

Për herë të parë janë ekspozuar artikuj të gazetave dhe revistave të Kosovës që pasqyrojnë ngjarjet në familjen Jashari me kryekomandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që përfshinë periudhën nga fundit i dhjetorit 1991 deri në mars të vitit 1998.