Mustafa: S’kam preferenca për kryetar të ri të LDK-së

Mustafa: S’kam preferenca për kryetar të ri të LDK-së
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se nuk ka preferenca për emrin e kryetarit të ardhshëm të partisë. Mustafa, që ka paralajmëruar dorëheqjen, ka thënë se preferon këdo “që e çon përpara LDK-në”.
Pas takimit me kryetarët e degëve të partisë, Mustafa ka thënë para gazetarëve se i takon vetëm Kuvendit zgjedhor të 14 marsit që të diskutojë për emra.
Ai ka shtuar se s’dëshiron të përzihet në çështjen e emrave.
“Jam i interesuar të mbahet Kuvend i rregullt. Të zbatohet në tërësi statuti i LDK-së e që kryetari të zgjidhet nga delegatët, 355 sa i ka Kuvendi dhe jo nga ndikime të tjera. S’ka kandidatura zyrtare, jepen në Kuvend. Edhe pse ka pas deklarime, por kandidaturat i presim në Kuvend e s’dëshirojmë që as kryesia e as unë si kryetar të interferojmë. Nuk ka asnjë takim të fshehtë apo grupe të caktuara. Takimet tona janë të hapura me kryetarë degësh e kryesi e të gjithë ata që deklarojnë çështje të tilla gënjejnë, tentojnë të krijojnë situatë jo të mirë para Kuvendi të LDK-së”, ka deklaruar Mustafa.
“S’kam preferenca. Me çfarë të drejte unë të jap preferencë një kandidati. Preferenca jepet në Kuvend. S’është mirë të insistohet në pikëpamjet e mia apo preferencat e mia. Preferenca ime është që në krye të LDK-së të vijë një njeri që mbron vlerat e LDK-së e që e çon përpara LDK-në e që LDK-ja të kthehet forcë fituese në zgjedhjet e ardhshme. Emrin ia ngjet Kuvendi, jo unë si kryetar”, ka shtuar ai.
Mustafa njoftoi për largim pas dështimit në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku partia e tij doli e treta dhe ka siguruar 15 ulëse në Kuvend.
Mbledhja e LDK-së për “çështje teknike”
Ka përfunduar mbledhja e Lidhjes Demokratike të Kosovës me kryetarë të degëve. Zyrtarët e saj s’janë deklaruar për mediat.
Për të diskutuar për çështje teknike për Kuvendin Zgjedhor është duke u mbajtur mbledhja e Lidhjes Demokratike të Kosovës me kryetarë të degëve të partisë, ka thënë zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa.
Mbledhja vjen pak ditë kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, paralajmëroi dorëheqjen pas dështimit në zgjedhjet e 14 shkurtit. Kryesia e LDK-së caktoi 14 marsin për të zgjedhur kryetarin e saj të ri.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK-ja ka pësuar humbje të madhe të elektoratit, duke marrë zyrtarisht sipas KQZ-së, vetëm 12,64 për qind të votave.
LDK-ja thërret mbledhje me kryetarë të degëve, ish-deputeti ia zë për të madhe Mustafës
Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë sot një mbledhje me kryetarë të degëve të partisë.
Mbledhjen, siç mëson KOHA e ka thirrë kryetari i LDK-së i cili ka paralajmëruar dorëheqjen, Isa Mustafa.
Ndërkohë, ish-deputeti i LDK-së, Ardian Shala ka reaguar duke thënë se është e pakuptimtë dhe e pashpjegueshme që dikush që ka dhënë dorëheqje të thërret mbledhje.
“E pakuptimtë dhe e pashpjegueshme të thërret mbledhje dikush që tashmë e sa kohë është dorëhequr! Mos, na lëndo edhe më tepër”, ka shkruar Shala në Facebook.
Më herët ka pasur edhe thirrje të tjera nga anëtarësia e LDK-së, që Isa Mustafa të mos përfshihet në zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë.
LDK-ja do të mbajë më 14 mars mbledhjen në të cilën do të bëjë zgjedhjen e kryetarit të ri të saj.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK-ja ka pësuar humbje të madhe të elektoratit, duke marrë zyrtarisht sipas KQZ-së, vetëm 12,64 për qind të votave.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Mbërrijnë edhe 7.020 doza të Pfizerit në Shqipëri

Çmimet e disa artikujve janë rritur deri në 10 për qind

Pezullohet procedura për zgjedhjen e Sekretarit të MPJD-së, nuk tregohen arsyet

Mësimdhënësit e Kosovës nuk i mbajtën maskat gjatë trajnimit në Durrës

PLE-ja kërkon mandatin e Romani Iniciativas përmes Kushtetueses

Deri në qershor, Kosova do të sigurojë mbi 100 mijë vaksina Pfizer/BioNTech

Katër të vdekur e 125 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Selimi: Programi i Haradinajt për Prishtinën “shpi për shpi, mahall për mahall”

Sllovenia zotohet se do ta mbështesë Kosovën në integrimin e saj euroatlantik

Osmani: Sigurimi i vaksinave, prioritet mbi prioritetet për ne

Tetë të vdekur dhe 345 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
