Konflikte kanë shkaktuar në zyrën e Sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës vendimet e fundit të marra nga ministri Arban Abrashi dhe ministrit të Brendshëm në detyrë, Agim Veliu.
Të hënën, Abrashi kishte shkarkuar nga pozita e sekretarit të ministrisë, Izedin Bytyqin, duke e caktuar Zymer Avdullahin. Megjithatë, vendimi u anulua të nesërmen nga Këshilli Shtetëror për Vlerësim dhe Disiplinim. Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, nënshkroi vendimin për anulim duke thënë se vendimi i Abrashit ishte i kundërligjshëm. Ai vendosi që Bytyqi të kthehet në vendin e tij të punës.
Megjithatë, sot Bytyqi s’ka arritur të hyjë në punë pasi Avdullahu nuk është duke ia lëshuar zyrën.
Siç ka mësuar KOHA, për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Abrashi e Veliu janë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
-
Abrashi bëhet pishman: Pezulloi jashtëligjshëm sekretarin, e anulon vendimin
-
Bytyqi pas pezullimit: Jam ballafaquar me presione nga grupe të interesit brenda MI-së
-
Një ditë pas shkarkimit, Bytyqi kthehet në punë
-
Izedin Bytyqi, zëvendësues i sekretarit në Ministrinë së Mjedisit dhe Infrastrukturës
-
Kthimi i të dënuarit për korrupsion shkaktoi përçarjet në Ministrinë e Infrastrukturës