Arbëri

Janë numëruar mbi 14 mijë vota nga diaspora

Foto: Driton Paçarada/ Koha Ditore

Po vazhdon numërimi i votave me postë dhe votave nga diaspora.

Sipas të dhënave të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë numëruar deri në orën 17:30, 14 mijë e 133 vota nga 56.910 vota të aprovuara nga diaspora.

Lëvizja Vetëvendosje nga këto ka 10.322 vota, LDK-ja 1271, PDK-ja 1241, AAK-ja 674, e NISMA 62.

Sot ka përfunduar numërimi i 29.940 votave me kusht.