Lajçak: Dialogu është në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës

- 17:22Lajçak: Dialogu është në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës
- 13:16Haradinaj takohet me Lajçakun: Marrëveshja Kosovë – Serbi me epilog njohjen reciproke
- 11:30Hoxhaj: Lajçaku të kërkojë falje për hartën në zyrën e tij
- 10:43Lajçaku takon edhe Isa Mustafën
- 10:13Hoti: Lajçakut i urova sukses në finalizimin e procesit të dialogut
- 10:05Lajçaku takon edhe Hoxhajn e PDK-së
- 10:02Hoti takohet me Lajçakun, nuk flasin për media
Lajçak: Dialogu është në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës
Emisiari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se me liderët e partive politike të Kosovës ka folur për nevojën për të përkrahur dialogun. Ai ka thënë se dialogu është në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës.
“Me liderët e partive politike në Kosovë, kam folur për nevojën për ta përkrahur dialogun. Ky është në interes të gjithë qytetarëve të Kosovës. Jam i lumtur që ata janë të përkushtuar”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Haradinaj takohet me Lajçakun: Marrëveshja Kosovë – Serbi me epilog njohjen reciproke
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka thënë përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës e Serbisë duhet të ketë për epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka thënë se me Lajçakun kanë vlerësuar zgjedhjet e 14 shkurtit si fitore për demokracinë dhe është theksuar “nevoja e konstituimit të institucioneve të reja, në afat sa më të shpejt”.
“Ripërsërita qëndrimet tona për dialogun, domosdoshmërinë e rolit strategjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkushtimin tonë për një Marrëveshje Gjithëpërfshirëse Ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke në kufijtë ekzistues dhe respekton rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Haradinajt.
Hoxhaj: Lajçaku të kërkojë falje për hartën në zyrën e tij
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar nga përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, të kërkojë falje për shqetësimet e krijuara me hartën në zyrën e tij, ku Kosova nuk figuronte me vijë ndarëse nga Serbia, thuhet në një njoftim të PDK-së për takimin e Hoxhajt me Lajçakun.
Sipas njoftimit, Hoxhaj i ka prezantuar Lajçakut qëndrimin e PDK-së “që çfarëdo marrëveshje e mundshme mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e vendit, të mos e cenojë tërësinë territoriale, integritetin dhe sovranitetin e Kosovës”.
Ai ka thënë se rajoni mund të kalojë sfidën vetëm kur dyja vendet njohin njëra-tjetrën dhe Kosova siguron ulëse në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
“Po ashtu, në takim, kryetari Hoxhaj ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me hartën e prezantuar nga Lajçak në njërën prej intervistave të tij ku nuk figuronte kufiri i Kosovës si vijë ndarëse me Serbinë. Hoxhaj ka kërkuar nga Lajçak një kërkimfalje për këtë çështje meqë ndërmjetësuesi i dialogut nuk duhet të ketë qëndrim të njëanshëm në këtë proces dhe ai duhet ta njohë realitetin e Kosovës së pavarur”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Më herët gjatë ditës, Lajçaku, pas takimit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, u shpreh se s’ka dashur të ofendonte askënd me hartën në zyrën e tij si dhe duke shtuar se “kjo është një nga arsyet pse duhet të vazhdojë dialogu”.
Lajçaku takon edhe Isa Mustafën

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë ka takuar edhe kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.
Më vonë LDK-ja ka dalë me një komunikatë përmes së cilës ka theksuar rëndësinë e vazhdimit të dialogut.
"Për LDK-në është shumë e rëndësishme që Kosova të mbetet e përkushtuar në dialog konstuktiv, që do sillte njohje reciproke dhe që sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociushëm", thuhet në njoftim.
Gjatë ditës Lajçak ka takuar ushtruesen e detyrës së presidentit Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti dhe ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj. Ditën e djeshme ai ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Ndërkohë, pritet të takojë edhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Hoti: Lajçakut i urova sukses në finalizimin e procesit të dialogut

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se e ka falënderuar këtë të fundit për bashkëpunimin e deritanishëm në ndërmjetësimin e procesit të dialogut.
Hoti ka shkruar në Facebook se i ka uruar sukses në finalizimin e këtij procesi.
“Prej korrikut 2020, dialogu rifilloi mbi tri parimet bazë: do të diskutohet për marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke, sovraniteti e integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pa negociueshëm, ndërsa Kushtetuta e Kosovës është e paprekshme”, thuhet në njoftimin e Hotit.
Lajçaku takon edhe Hoxhajn e PDK-së

Emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ka takuar edhe ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.
Ai mbrëmë me të ardhur në Kosovë ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ndërkaq sot në mëngjes ka takuar ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, me të cilën pastaj ka mbajtur edhe konferencë për media.
Siç ka paralajmëruar gjatë ditës do të takojë edhe kryetarët e partive në vend. Takimin e ka vazhduar me kandidatin për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, për ta takuar më vonë edhe Hoxhajn.
Hoti takohet me Lajçakun, nuk flasin për media
Pas takimit me Vjosa Osmanin, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hotin.
Pas takimit nuk ka pasur prononcime nga palët për media dhe të njëjtat nuk u lejuan të marrin pamje./KSP/
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pupovci: Mësimdhënësit duhet të jenë prioritet për vaksinim

Osmani pret Abdixhikun, e përgëzon për rolin konstruktiv

Mbërrijnë edhe 7.020 doza të Pfizerit në Shqipëri

Çmimet e disa artikujve janë rritur deri në 10 për qind

Pezullohet procedura për zgjedhjen e Sekretarit të MPJD-së, nuk tregohen arsyet

Mësimdhënësit e Kosovës nuk i mbajtën maskat gjatë trajnimit në Durrës

PLE-ja kërkon mandatin e Romani Iniciativas përmes Kushtetueses

Deri në qershor, Kosova do të sigurojë mbi 100 mijë vaksina Pfizer/BioNTech

Katër të vdekur e 125 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Selimi: Programi i Haradinajt për Prishtinën “shpi për shpi, mahall për mahall”

Sllovenia zotohet se do ta mbështesë Kosovën në integrimin e saj euroatlantik
