Arbëri

Wigemark: EULEX do të mbështesë sistemin prokurorial

Wigemark: EULEX do të mbështesë sistemin prokurorial
 

Kryesuesi Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), Jetish Maloku, ka pritur në takim shefin e misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, ku të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë e vazhdimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve që ata drejtojnë.

Sipas një komunikate të KPK-së, Maloku dhe Wigemark kanë diskutuar tema të interesit të përbashkët, që lidhen me mandatin e dy institucioneve.