Arbëri

Vdiq avokati Zeqir Maxhuni

Vdiq avokati Zeqir Maxhuni
 

Ka vdekur avokati i njohur Zeqir Maxhuni.

Maxhuni ishte pjesë e Odës së Avokatëve të Kosovës, e degës së Mitrovicës. Lajmin për vdekjen e tij e ka dhënë udhëheqësi i OAK-ut, dega Mitrovicë, Vehbi Beqiri, nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Me pikëllim morëm lajmin për vdekjen e shokut, kolegut tonë, av. Zeqir Maxhuni! I ndjeri ishte ndër avokatët e njohur në regjionin tonë. Familjes, shokëve dhe kolegëve i shprehim ngushëllime në emër të degës së OAK - Mitrovicë! I përjetshëm kujtimi për të ndjerin!” – ka shkruar Beqiri.