Arbëri

Për dy muaj janë arrestuar 12 policë dhe 23 janë suspenduar

Për dy muaj janë arrestuar 12 policë dhe 23 janë suspenduar
Foto: EO
 

Prishtinë, 1 mars (Ekonomia Online) - Gjatë vitit 2021 janë arrestuar 12 punonjës policorë dhe 23 prej tyre janë suspenduar, ndërsa kanë pranuar rreth 244 ankesa nga qytetarët ndaj zyrtarëve të policisë. Kështu tha në një intervistë për EO, kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), Kushtrim Hoda.

Tutje, ai ka thënë se vendosja e masave për parandalimin e përhapjes së Covid-19, ka rezultuar me shumë ankesa nga ana e qytetarëve kundrejt punonjësve policorë.