Arbëri

97 të vdekur nga COVID-19 gjatë muajit shkurt

97 të vdekur nga COVID-19 gjatë muajit shkurt
 

Në muajin shkurt janë regjistruar 97 të vdekur si pasojë e COVID-19 dhe 8559 raste pozitive me koronavirusin e ri.

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, gjatë 28 ditëve të kaluar janë testuar gjithsej 70.120 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.