Arbëri

​“Vatra”: Serbia po i arreston banorët e Bujanocit dhe po ua konfiskon dokumentet

Lëvizja qytetare “Vatra” ka bërë të ditur se Serbia po i arreston banorët e Bujanocit dhe po ua konfiskon dokumentet.

Sipas “Vatrës”, shqiptarëve të dëbuar nga atje po u pamundësohet kalimi i kufirit për në Kosovën Lindore edhe pse ende kanë dokumente valide të Serbisë dhe po arrestohen.

“Kalimi i kufirit për në Kosovën Lindore është bërë i paparashikueshëm dhe mjaftë shqetësues, kjo për faktin se shqiptarët e dëbuar nga atje, e të cilët ende kanë dokumente valide të Serbisë po arrestohen. Këtë po e bëjnë me arsyetimin se u është pasivizuar vendbanimi. Pas arrestimit ata dërgohen në gjykatat më të afërta ku iu shqiptohet një gjobë, pastaj iu konfiskohen dokumentet dhe në fund depërtohen për në Kosovë”, thuhet në njoftimin për media.

“Vatra” thotë se viktima të këtij veprimi të Serbisë janë kryesisht banorët e Malësisë së Bujanocit dhe se kjo dukuri ka nisur katër muaj më parë

“Ky veprim ka zënë fill menjëherë pas paralajmërimit të Ivica Daçiçit në Parlamentin e Serbisë lidhur me çështjen e pasivizimit të dokumenteve”, përfundon komunikata.