Të martën në ora 12:00 do të protestohet para Kuvendit të Kosovës. Protesta është organizuar nga “Nasa Inicjativa”, lidhur me përfaqësimin e komuniteteve në Kuvend.
Lajmin e ka bërë të ditur aktivisti Rron Gjinovci, i cili ka ftuar qytetarët dhe shoqërinë civile të marrin pjesë.
“Përmes këtij marshi protestues synojmë t’i shprehim pakënaqësitë tona si komunitetet jo-shumicë dhe t’i mbrojmë të drejtat e garantuara me Kushtetuë. Po ashtu, do t’ju bëjmë thirrje institucioneve vendore dhe atyre të huaja të reagojnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura për të filluar një proces hetimor në lidhje me dyshimet e ngritura”, thuhet në postimin e Gjinovcit.
Ndryshe, kyetarja e Unionit Socialdemokrate, Duda Balje ka akuzuar Adriana Hoxhiqin nga Partia Komuniteti i Bashkuar se kanë fituar vota duke bashkëpunuar me Listën Serbe.
Ndaj fitores së saj ka reaguar edhe Emilia Redzepi e cila ka bërë thirrje që shteti i Kosovës të reagojë dhe mos të njeh fitoren e dyshimtë të listës së Hoxhiq.
Përmes këtij marshi protestues synojmë t’i shprehim pakënaqësitë tona si komunitetet jo-shumicë dhe t’i mbrojmë të...
Posted by Rron Gjinovci on Sunday, February 28, 2021
-
28 shkurt 2021 13:20
-
Shpërndaje në: