Arbëri

Sot mot i vranët në Kosovë, bien edhe temperaturat

 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët i përcjell me rënie të temperaturave për 9-11 gradë Celsius.

Kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si pasojë e prezencës së masave ajrore me origjinë nga verilindja. Presioni atmosferik mbetet i lartë, dukshëm mbi vlerat e normales.