Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka reaguar ndaj anulimit të projektit për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të Podujevës.
Bulliqi, përmes një statusi në facebook ka thënë se u ka dërguar shkresë zyrtare ministrit në detyrë të Shëndetësisë Armend Zemaj dhe drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi ku ka shprehur indinjatën për anulimin e këtij projekti.
“Ministri Zemaj muaj më parë në kohë të fushatës elektorale së bashku me ekzekutivin e asaj kohe, në konferencë për media patën prezantuar edhe projektin për Spitalin e Podujevës, por tani Qeveria në detyrë ka anuluar të gjitha procedurat për Spitalin i cili është jashtëzakonisht i nevojshëm për qytetarët e Komunës sonë. Kjo nuk mund të jetë tjetër veçse hakmarrje ndaj qytetarëve të Podujevës për vullnetin e shprehur në mënyrë të lirë e demokratike - me votë, në zgjedhjet komunale të 29 nëntorit”, ka thënë Bulliqi.