Arbëri

KIPRED lëshon punimin mbi përfshirjen ruse në Kosovë

KIPRED i përkrahur nga Open Information Partnership do të lëshojë punimin e veçantë të politikave “Lufta Informative e Rusisë ndaj Kosovës: Prapavija Politike dhe Manifestimi”.

Punimi prezanton një pasqyrë të shkurtë të përfshirjes ruse në Kosovë, që nga fillimi i shpërbërjes së ish-Jugosllavisë e deri në fundin e vitit 2017, kur si rezultat i luftës diplomatike të Moskës, Kosova përjetoi një veprim të pazakontë në politikën ndërkombëtare, tërheqjen e njohjes së pavarësisë së saj nga Surinami.

Analizon në hollësi luftën diplomatike ruse kundër Kosovës, nga viti 2018 e deri më tash dhe ndërlidhjen e saj me Serbinë, e cila është bastioni më i rëndësishëm i ndikimit të Moskës në Ballkan.

Gjatë diskutimit në tryezën lidhur me këtë çështje, David Osborn dhe Roman Shutov të OIP-së do të diskutojnë trendët më të gjera në operacionet informative malinje ruse në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën.