Arbëri

Pesë të vdekur dhe 437 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

Pesë të vdekur dhe 437 raste me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
 

Pesë persona kanë vdekur dhe 437 raste me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.643 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.