Procesi i rinumërimit të 494 vendvotimeve pritet të përfundohet të premten, siç kanë njoftuar zyrtarët e KQZ-së.
Nga të dhënat që u prezantuan të mërkurën, thuhet se janë rinumëruar rreth 33 e vendvotimeve, apo 161 nga 494 vendvotime sa u mor vendimi të rinumërohen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArsyet e rinumërimit të 494 vendvotimeve kishin të bëjnë me bartje të gabuara të votave në formularin e subjekteve politike në 35 vendvotime, bartje të gabuar të votave në formularin e kandidatëve në 6 vendvotime, kandidati apo kandidatët kanë më shumë vota se subjekti politik në 370 vendvotime dhe subjekti ka vota ndërsa kandidatët jo dhe anasjelltas në 83 vendvotime.