Arbëri

15 të vdekur e mbi 1,000 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

1,021 persona kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Ndërkaq, kanë vdekur 15 persona, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Janë regjistruar edhe 1,085 qytetarë të shëruar nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri tash janë vaksinuar kundër COVID-19 7,970 persona.