Arbëri

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit thotë se 60% e bizneseve do të falimentonin nëse shtrëngohen masat

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit thotë se 60% e bizneseve do të falimentonin nëse shtrëngohen masat
Foto: Ilustrim
 

(KosovaPress) - Bizneset po vuajnë pasojat e pandemisë dhe fjalët se me rritjen e ndjeshme të rasteve me COVID-19 mund të çojnë në shtrëngimin e masave i ka shqetësuar të njëjtit. Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës reagoi duke thënë se çdo kufizim për bizneset do të thotë falimentim për mijëra biznese të këtij sektori.

Kryetari i kësaj ode, Hysen Sogojeva, deklaroi se nuk duhet të kufizohen bizneset dhe nuk duhet të bëhen eksperimente të tjera, pasi çdo masë e palogjikshme nga ana e ekzekutivit nuk do të merret parasysh dhe nuk do të respektohet.