Kreshnik Hoxha, udhëheqës farmaceutik i Zhvillimit të Barnave në Londër, ka folur për një studim të Izraelit ku e paraqet dozën e vaksinës të Pfizer/BioNtech me efiktivitet të konsiderueshëm.
Hoxha ka shkruar në Facebook se në bazë të studimit, ofrimi i vaksinës duhet të bëhet në një pjesë më të gjerë të popullatës, në mënyrë që njerëzit të mbrohen nga COVID-19, sesa të përgjysmohet numri i të vaksinuarve, duke ua dhënë nga dy doza bre muajit.
Ai ka shtuar se strategji është duke u zbatuar tash e disa muaj në Britaninë e Madhe.
Për efektshmërinë e lartë të vaksinës anti-COVID në Izrael, Koha kishte raportuar ditë më parë, ku bëhej e ditur se vaksina e Pfizerit ka rreth 94 për qind efekt.