Arbëri

Pas partive boshnjake edhe ajo egjiptiane PLE akuzon Listën Serbe për vjedhje të mandateve

Kryetari i PLE-së, Veton Berisha
 

Partia Liberale Egjiptiane (PLE) ka ngritur shqetësimin për atë që ka ndodhur me votat e pakicave, kryesisht në komunat me shumicë serbe dhe ka ftuar misionet diplomatike dhe institucionet vendase të reagojnë.

Kryetari i PLE-së, Veton Berisha, përmes një komunikate ka thënë se iniciativa që mund të marrë deputetin e rezervuar për egjiptianët, “Romani Iniciyativa”, është produkt i Listës Serbe, që kontrollohet nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.