Arbëri

Me 8 muaj vonesë MPB-ja përzgjedh furnizuesin me letër ngjitëse për targat nga Serbia

 

Marrëveshja e vetme ku Kosova do të përdorte reciprocitetin e saj ndaj Serbisë, ajo për targat, ende nuk po zbatohet.

Delegacioni kosovar arriti që të vendosë parimin e reciprocitetit në tabelat e automjeteve të Serbisë, e cila vendoste tabelat “prova” në mënyrë të njëanshme ndaj veturave me regjistrimin RKS.