Arbëri

Voton Enver Hoxhaj, thyen heshtjen zgjedhore me deklaratën e tij para mediave

Prijësi i Listës së PDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër nga kjo parti Enver Hoxhaj ka votuar para pak çastesh në qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik të Universiteti të Prishtinës.

Hoxhaj ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Remzije Shahini – Hoxhaj. Pas votimit, ai tha se sot është dita kur flasin qytetarët dhe jo politikanët.

Hoxhaj ka thyer heshtjen zgjedhore me vazhdimin e deklaratës së tij para mediave.

Image