Minatorë të Trepçës janë futur në grevë, pasi nuk kanë marrë pagat e janarit.
Përmes një postimi në Facebook, Sindikata e Re e Trepçës, ka njoftuar se greva ka nisur të enjten, me ndërrimin e dytë, derisa më pas janë bashkuar edhe minatorët e ndërrimit të tretë dhe sot në mëngjes, të parit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo është konfirmuar për KOHËN edhe nga udhëheqësi i kësaj sindikate, Mustafë Osmani.
“Në dy muajt e fundit ka qenë një prodhim rekord që nga paslufta në këtë minierë.
Punëtorët kërkojnë pagat nga djersa e tyre”, thuhet në njoftimin në Facebook.