Arbëri

Gjykata e Lartë në Beograd institucionalizon fyerjet ndaj shqiptarëve

Gjykata e Lartë në Beograd institucionalizon fyerjet ndaj shqiptarëve
 

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka vlerësuar se me vendimin e sotëm është institucionalizuar fyerja ndaj shqiptarëve.

Kamberi ka bërë të ditur të hënën, se Gjykata e Lartë në Beograd ka refuzuar ta shpallë fajtor ministrin e Brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin për diskriminim, fyerje dhe gjuhë të urrejtjes ndaj shqiptarëve.