Arbëri

Paralajmërohen sërish vërshime në Kosovë

Paralajmërohen sërish vërshime në Kosovë
 

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se nga sot e deri më 12 shkurt mund të ketë sërish vërshime ditëve në vijim, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës.

Si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut të Drinit të Bardhë, në disa zona do të jenë me intensitet më të lartë e që pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit. Veç kësaj priten edhe vërshime të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta.